Solskjaer: Jam përgjegjës për reagimin, rezultatin dhe performancën, ka qenë një javë e vështirë

schedule16:08 - 29 Tetor, 2021

schedule 16:08 - 29 Tetor, 2021

Humbja e Manchester United  kundër rivalit të përjetshëm, Liverpool më rezultatin e thellë 5-0, shkaktoi shumë trazira në kampin e “djajve”.

Në konferencën për shtyp, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur para ndeshjes me Tottenhmit, ku nuk anashkaloi edhe humbjen turpëruese më “the reds”.

“Ka qenë një javë e vështirë, sigurisht, na është dashur të përballemi me rezultatin dhe paraqitjen kundër Liverpoolit që e dimë se nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merren futbollistët, prandaj jemi në këtë lojë. Kemi pasur një javë të mirë në stërvitje, dhe po presim me padurim ndeshjen tjetër. Na duhet patjetër një reagim ndaj Tottenhamit dhe është detyra ime gjithashtu t’i vendos lojtarët në kuadrin e duhur mendor. Unë jam përgjegjës për reagimin, rezultatin, performancën”, deklaroi Solskjaer.

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Manchester United do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:30. /f.a/abcnews.al