Solskjaer: Çfarë gëzimi, ishim perfektë në derbi. Titulli? City është larg

schedule20:56 - 7 Mars, 2021

schedule 20:56 - 7 Mars, 2021

Manchester United siguroi një fitore të madhe në derbi. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer, mposhti 0-2 Manchester City, që vinte nga 21 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet.

Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, të cilët renditen në vend të dytë me 11 pikë më pak se City, vlerëson ndeshjen e djemve të tij në prononcimin për mediat.

Kur largohesh nga fusha me një fitore të pastër 2-0, nuk mund të mos jesh i lumtur. Jemi rikthyer të bëjmë atë që duam, po luajmë një futboll të drejtpërdrejtë.

Ishte detyrim të mbroheshim shumë mirë sot. Asnjë skuadër në botë nuk ka shanse përballë Manchester City nëse nuk zhvillon një lojë kolektive.

Titulli? City është shumë larg për të menduar që mund t’i kapim. Ata luajtën edhe sot një ndeshje të shkëlqyer, na vunë shumë nën presion“, deklaroi Solskjaer. /abcnews.al