Socialistët e kanë ndarë mendjen. Do të garojnë në një garë pa kundërshtarë. Qëllimi është t’i japin leksion opozitës jashtë parlamentit se një tjetër lloj humbje do ti presë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Shpjegimin e këtij arsyetimi e bëri kryeministri Edi Rama në çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore.
Edhe pse nuk do ti ketë kundërshtarë në fletën e votimit, kërkon të fitojë betejat morale ndaj liderit historik dhe atij aktual të Partisë Demokratike të cilëve sot u ka veshur edhe petkun e personazheve të librave.
Kjo çdo të thotë se vetë është i përsosuri por ca mëkate, madje edhe krime thotë se nuk ia lejuar vetës t’i bëjë.
Këto cilësi dhe ato të që ka treguar Partia Socialiste gjatë gjithë viteve të fundit e bëjnë unike këtë forcë politike sipas kryetarit të saj Edi Rama.
Që zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen këtë post a vërë askush në dyshim paralajmëron kryeministri, madje edhe ata që kanë në mendje të cenojnë kutitë e zgjedhjeve i tregon hekurat e burgut dhe vijën e kuqe të kufijtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Pas 30 qershorit ditë më të mira sheh kryeministri Edi Rama për demokracinë në tërësi dhe opozitarizmin në veçanti. Një gjë është e sigurt për të, se do të rilindin edhe bashkitë që deri më sot drejtohen nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndonëse janë 61 kandidatë vetëm 3 prej tyre folën, Valdrin Pjetri konditat për bashkinë e Shkodrës,
Valbona Sako që do të çojë përpara punët kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Dhe në fund ai që konsiderohet si kryebashkiaku më i suksesshëm ndër ta Erion Veliaj.
1 Qershori ka shënuar fillimin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, në … bashki do të kenë përballë kundërshtare partinë e re opozitare Bindja Demokratike, në të tjerat synojnë të hedhë pas krahëve një herë mirë opozitën që për kryeministrin ka vetëm disa parti të falimentuara që nuk e rrezikojnë demokracinë. Fantazmave dhe hienave të së shkuarës./ABC News Albania



