“S’më kanë parë si figurë ekrani”, Vjola Baduni: Kur vendosa të heq dorë nga muzika

schedule11:10 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:10 - 27 Tetor, 2020

Vjola Baduni, blogerja e njohur që ka arritur të frymëzojë mijëra vajza e gra ta duan trupin e tyre pavarësisht kilogramëve të tepërt, ishte e ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit.  Vjola është e njohur gjithashtu dhe si pjesëmarrëse në disa spektakle muzikore falë zërit të saj të veçantë, por i është dashur të përballet me një realitet krejt tjetër, kur u përpoq të nistë karrierën në muzikë.

“Nuk është se kam qenë më e mira dhe nuk më morën për peshën. Ka patur këngëtarë shumë të mirë, unë jam veçuar për zërin tim, për faktin që ngjaja si Amy Winehouse dhe Imany. Përsa i përket skenës nuk jemi trajnuar aq mirë që të jemi show girlsa, kam qenë e ngurtë pak dhe pesha ndikon gjithashtu, dhe nuk më kanë parë tamam si figurë ekrani.

Ma kanë thënë ndoshta pa dashur të më ofendonin, por e kanë thënë 3-4 herë. Përpjekja e fundit që kam bërë për muzikën është kur jam nisur në pikë të mëngjesit me autobus për Prishtinë dhe kam takuar një menaxher. Më tha që je një ndër zërat më të mirë që kam dëgjuar por nuk ndërtojmë dot figurën që duam ne, sepse duan këngëtaret që dalin me hiret. Aty hoqa dorë.”, tha ajo. /abcnews.al