Precedenti u vendos, por krejtësisht në përputhje me rregullat.
Migel Almiron I Paraguajit u bë I pari futbollist në historinë e kupave të botësë që u përjashtua nga fusha me karton të kuq, në zbatim të vendimit më të fundit nga FIFA.
Vendimi është që lojtarët përjashtohen nëse flasin në fushë duke mbuluar gojën me dorë, dhe këtë bëri edhe mesfushori 32-vjeçar.
Arbitri nga Salvadori, Ivan Barton, e shkruajti emrin e tij në librat e historisë në zbatim të ligjeve të futbollit, por vetëm pasi u sinjalizua nga salla e VAR-it, ku ndodhej arbitri nga Katari, Hamis Mohamed Al Marri, që gjithashtu ishte pjesë e vendimit të parë të këtij lloji.
Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë, në minutën e tretë shtesë, ndërsa dy skuadrat kishin ndaluar lojën për të pirë ujë, gjithashtu sipas rregullave nga FIFA.
Almiron I foli futbollistit turk, Mert Myldyr, ndërsa mbante gojën të mbuluar me dorë.
Kartoni I kuq u bë një nga lajmet kryesore të mediave ndërkombëtare, në Spanjë, Itali, Britaninë e Madhe, e padyshim edhe në Shtetet e Bashkuara, Turqi apo Paraguaj.
Skuadra nga Amerika Latine fitoi 1-0 edhe pse luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, duke pasur shpresa të mëdha për t’u kualifikuar për në raundin e dytë të kësaj Kupe të Botës.



