“Skuadra e do Egbon, nuk mendojmë për hakmarrjen në derbi”

schedule23:48 - 29 Qershor, 2020

schedule 23:48 - 29 Qershor, 2020

Gentian Muça dhe Tirana dëshirojnë shumë që titullin kampion ta fitojnë në derbi, edhe pse mbrojtësi nuk e thotë hapur.  Futbollisti kryeqytetas foli në lidhe me këtë gjatë emisionit “Pressing” në ABC News.

“Besoj se duke mos u marrë me revanshin jemi më të qetë. Para Kukësit kemi një ndeshje në Ballsh me Bylisin. Fokusi është aty. Të kalojmë aty dhe më pas të mendojmë për sfidën me Kukësin”.

Më pas ai flet edhe në lidhje me Egbo, sërish: “Skuadra e do trajnerin dhe e ka treguar. Ka pak vend për dyshime”. Në studio është edhe Sherif Kallaku i Teutës, për të cilin Muça ka një koment të shkurtër.

“Teuta ka elementë cilësorë, jo se kemi Kallakun këtu. Është lojtar i bukur, siç e themi në gjuhën e përditshme. Uroj t’i realizohen dëshirat”, tha Muça. /abcnews.al