Skënder Gega te Tirana? Përgjigja vjen me një foto

schedule10:35 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 10:35 - 9 Dhjetor, 2019

Skënder Gega nuk ra dakord para pak ditësh të drejtonte Al Ramtha në Jordani, ndërkohë që së fundmi emri i ka dalë si opsion për të pasuar Julian Ahmatajn. Ky i fundit rrezikon vendin e punës te Tirana pas humbjes me Kukësin.

Gega u mendua si opsion dhe sigurisht ai i ka lexuar ato që kanë shkruar mediat. Reagimi i tij ka ardhur përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, ku njofton se po fluturon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pranimi i një oferte nga Tirana, pikërisht para derbit me Partizanin, sigurisht që do të pritej mirë nga tifozët e kuq, të cilët një vit më parë përjetuan emocionet fantastike të fitimit të titullit me Gegën si trajner i “demave të kuq”. /abcnews.al

Postimi i Gegës në llogarinë e tij në “Instagram”