Skema e re e TVSH-së, nga 1 prilli në Durrës regjistrohen 1140 biznese 

schedule14:16 / 24/04/2018

Nga një prilli, 1140 biznese në rajonin e Durrësit janë futur në skemën e TVSH-së dhe afro 800 prej tyre janë kontaktuar fizikisht nga inspektorët e tatimeve.

Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero ka inspektuar këndin e konsulencës që është ngritur pranë drejtorisë rajonale tatimore pikërisht për biznesin e vogël që është bërë pjesë e skemës së TVSH-së.

Vjero tha se deklarata tatimore e këtij biznesi është shumë e thjeshtëzuar dhe deri tani nuk ka pasur problematika që të shqetësojnë. /abcnews.al

schedule14:16 / 24/04/2018