Skandal, djali i Vuçiç, i ka dhënë një thes me para një të dënuari për krime lufte

schedule12:02 - 23 Tetor, 2021

schedule 12:02 - 23 Tetor, 2021

Një nga mediat më të njohura serbe është vënë në shenjestër të pushtetit në Serbi pas raportimit për djalin e Aleksandër Vuçiçit, Danilon.

Djali i presidentit Vuçiç siç shkruan “Danas”, bashkë me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para (30 mijë euro), një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd. “Kur nuk e godasin dot Vuçiçin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai.

Ka qenë politikani serb dhe ministri Nebojsha Stefanoviç ai i cili ka drejtuar akuza ndaj “Danas”, duke thënë se gazetat në Serbi po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiçit dhe se po përgatitin grusht shteti.

“Ballina e të përditshmes “Danas”, në të cilën opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç,  jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp dhe turp që e ka e gjithë Serbia”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç.

Derisa Vuçiç ka thënë se meqë s’po mund t’i gjejnë gabime, po ia sulmojnë djalin.

Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg. Vasilijkovic ishte lëshuar nga burug më 28 mars 2020./Express