“S’ka lezet aq e dobët”, Nevina Shtylla i kthehet ndjekësit dhe jep mesazhin e rëndësishëm

schedule07:26 - 4 Mars, 2021

schedule 07:26 - 4 Mars, 2021

Nevina Shtylla u infektua pak kohë më parë me koronavirus. Ajo qëndroi dy javë e izoluar në shtëpi dhe tregoi se një nga simptomat e sëmundjes ishte dhe humbja e shijes. Së fundmi, moderatorja ka ndarë një fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa ka pozuar e  veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluzë.

Një nga ndjekësit ka vënë re se Nevina ka rënë nga pesha dhe këtë gjë ia ka vënë në dukje. Ky koment ka sjellë reagimin e moderatores, e cila është shprehur se duke qenë se ka kaluar virusin , normalisht që nuk do të ishte në formën e saj më të mirë.

“Njerëz të mirë. 2 javë me Covid, 5 ditë helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë, besoj e kuptoni përse s’jam në formën më të mirë dhe jam dobësuar. Për fat tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten, kilet shkojnë e vijnë. Kujdesuni të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, shprehet Nevina. /abcnews.al