Duket se qytetarët në Tiranë po tregohen të shkujdesur edhe pse një pjesë e tyre kanë marrë masa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gazetari Maksi Rama tha për abcnews.al se situata paraqitet si një ditë e zakonshme. Në tregun e Kombinatit duket si një ditë e zakonshme, pasi qytetarët shihen se janë grubulluar në tregje për të bërë blerjet një ditë para zbatimi të urdhrit të qeverisë.
Ndërkohë gazetari Simon Shkreli raporton situatën në Shkodër. Ai theksoi se situata duket shqetësuese pasi qytetarët shihen se nuk kanë respektuar rregullat dhe masat e vendosura nga autoritet dhe specialistët. “Ajo që vihet më shumë re në tregjet në Shkodër është se të moshuarit nuk e kanë marrë seriozisht situatën. Qytetarët shihen të grumbulluar në pikat e tregjeve duke mos respektuar distancën”, raporton gazetari.
Në Sarandë supermarketet ditën e sotme shihen më shumë të boshatisura dhe situata paraqitet e qetë. Gazetarja Silvja Sulaj tha për abcnews.al se qytetarët kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
abcnews.al

