Situata në Angli ende kritike, 761 viktima e më shumë se 4 600 të infektuar brenda ditës

schedule16:17 - 15 Prill, 2020

schedule 16:17 - 15 Prill, 2020

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe ka qëndruar nën 800 për të katërtën ditë radhazi.

Zyrtarët e shëndetit në vend kanë njoftuar se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 761 persona në të gjithë spitalet e vendit. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 12,868.

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi dje për 778 viktima, që ishte një rritje prej 8 për qind për 1 ditë ndërsa të hënën numri i viktimave ishte 717. Ndërsa, brenda ditës vendi konfirmoi 4,603 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të rritet në 98,476.

Nga ana tjetër, të paktën raste aktive në të gjithë vendin rezultojnë të jenë 85,264. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!