Gazetari Ardit Rada thotë se në PD nuk e kanë frikë Ervin Salianjin, teksa ky i fundit ka shpallur kandidaturën kundër Sali Berishës për kreun e partisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se në PD, sa herë janë kryer zgjedhje, kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
Rada shtoi se PD duhet të ndryshojë lidershipin dhe strukturat e saj.
“PD ka vështirësi të sillet si institucion në rrethanat e opozitës dhe imagjinoni në rrethanat e mundshme në qeveri. Ervin Salianji, që përbën precedent tashmë, është anëtar i Kryesisë së PD, nga ata tjetër i thonë nuk je anëtar. Kjo është qesharake.
Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ka debatuar pjesërisht dhe tha u mblodhën për të folur për Edi Ramën dhe Ballukun. Nga 3 orë, dy orë e gjysmë folën për mua. Duan t’i deklarojnë sikur nuk janë demokratë, sikur nuk janë të denjë për të qenë në garë. PD shquhet për këto gara që i bën shpesh, por ka rezultat të parashikuar dhe të diskutueshëm. PD duhet të gjejë forcë brenda vetes të ndryshojë lidershipin, strukturat dhe pastaj të merret me këto gara”, theksoi ai./abcnews.al


