Vlorë- Vijon të mbetet aktiv zjarri në pyllin e Poros pranë hidrovorit në Vlorë.
Edhe pse situata u normalizua disi në orët e mëngjesit, sërish po punohet nga toka dhe ajri me një helikopter për shkak të riaktivizimit të vatrave dhe mos lejuar avancimin e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse dhe Forca te Armatosura janë mobilizuar dhe po luftojnë me flakët në pyllin me pisha për t’i shuar.
Autoritetet kanë njoftuar bizneset dhe banorët e zonës të ndjekin situatën, dhe në rast të përkeqësimit mund të kërkohet evakuimi i tyre.
Zjarri ka nisur që të hënën, dhe menjëherë situata u paraqit kritike pasi për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në sipërfaqe të mëdha. Edhe terreni e vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.
/ abcnews.al /



