Sistemi shëndetësor, Rama publikon vlerësimin e ”The Lancet”: Shqipëria me pikët më të larta në rajon

schedule07:31 - 27 Tetor, 2020

schedule 07:31 - 27 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërtë ka publikuar vlerësimin e prestigjozes botërore ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në facebook shkruan se në këtë raport, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon.

Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor gruphet dhe me disa vende lindore të BE.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.