Sistemi online, radhë të gjata në Poliklinikën e Fierit

schedule14:50 - 31 Maj, 2018

schedule 14:50 - 31 Maj, 2018

Sistemi i referimit online në Poliklinikën e Fierit u vendos pikërisht për të shmangur rardhët e të sëmurëve dhe displinuar vizitat. Por në të vërtetë, ky system nuk po jep rezultat dhe pse mjekët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët.

Në radhë për të marrë numrin e vizitës te specialisti. Vendosja e sistemit të referimit online  në Poliklinikën e specialiteteve në Fier nuk i ka zgjidhur problemet. Ditët e fundit kanë sjellë fluks të qytetarëve.

Kjo mënyrë u siguron ditën dhe orën e caktuar te mjeku, pa  dashur të paraqiten çdo ditë në sportel. Ndaj shefja e Poliklinikës, Greta Gjini, u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve.

Sipas Gjinit, sistemi i referimit online është tepër efikas, por kërkohet zbatimi me përpikmëri i orarit të përcaktuar, pasi në shumicën e rasteve pacientët i drejtohen Poliklinikës disa ditë më përpara, duke shkaktuar radhë të gjata.

Ky sistem u krijua për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve e për të shmangur fluksin, por sa duket nuk po jep rezultat./abcnews.al