Angel Timovksi është një prej lojtarëve që kërkohet në Superiore dhe në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili mban shiritin e kapitenit te Sileksi, është nën kontratë dhe Shkëndija e Tetovës apo Kukësi duhet të paguajnë për kartonin e tij, ose të presin deri në verë.
Sportmedia.mk ka publikuar edhe një reagim të drejtuesve, që janë të qarta me dy klubet shqiptare: “Timovski është një nga lojtarët tanë kryesorë. Ne e dimë që ka interes për të, por është nën kontratë me ne deri në qershor.
Nëse ndonjë klub dëshiron zyrtarisht Timovskin, atëherë do të duhet të na paraqesë një ofertë ose të negociojë për dëmshpërblimin e tij. Vetëm atëherë do të vendosim nëse Timovski do të largohet nga Kratovo gjatë kësaj periudhe transferimesh, apo do të qëndrojë deri në qershor kur i skadon kontrata e tij”.
Timovksi, 26 vjeç, prej vitit 2014 luan rregullisht në Maqedoninë e Veriut. Në sezonin 2017/18 ai ka veshur edhe fanellën e Pobeda, ndërkohë që në të shkuarën ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al