Si u përplasën forcat greke dhe shqiptare para shpëtimit të Klajdi Qatos

schedule14:10 - 27 Nëntor, 2019

schedule 14:10 - 27 Nëntor, 2019

Gjatë operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos dje në Durrës ka pasur përplasje mes ekipeve greke për dhe shqiptare. Gazetari i ABC Neës Juxhin Mustafaj i cili ka ndjekur nga afër këtë operacion të kërkim shpëtimit dje në Durrës, shprehet se përplasja filloi kur mbërritën forcat greke në vendngjarje. Sipas tij  ky operacion u drejtua nga forcat shqiptare deri orën 17:00 të ditës së djeshme. Me mbërritjen e forcave të specializuar greke, autoriteteve shqiptarë iu është kërkuar që ta drejtojnë ato operacionin shpëtimit të Klajdit.

Përfaqësues të forcave të emergjencës shqiptare kanë ngritur pretendime se një operacion i udhëhequr dhe gati drejt finalizimit prej tyre po i dorëzohej forcave greke.

Mustafaraj: “Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po punonin mbi objekt dhe deri diku e konsideronin Klajdin një viktimë dhe nuk kishin marrë një njoftim prej tij. Edhe familjarët kishin humbur shpresat derisa u dëgjua një thirrje e Klajdit. Dhe kjo ishte sfida më e madhe që zgjati mbi 10 orë.

Fillimisht ishin forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë që bënë gërmime të thjeshta me mjete të vogla, por është kuptueshme që ishin sipërfaqe betoni q ënuk hapeshin lehtësisht. Edhe kjo ishte një metodë që e zgjaste kohën. Kur filloi të errësohej 16:30 dhe në orën 17:00 mbërritën forcat greke që kishin mjete  të specializuara dhe krijuan strukturë thithëse.  kërkuan leje nga autoritete shqiptare që ta merrnin ato në dorë drejtimin operacionit. Këti pati një përplasje mes forcave shqiptare e greke se autoritet shqiptare pretendonin se e kishin drejtuar ato operacionin dhe dhe orës 1:30 është bërë e mundur dalja e Klajdit nga objekti”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!