Si po e rikuperojnë faturën financiare bizneset në Durrës

schedule09:40 - 19 Maj, 2020

schedule 09:40 - 19 Maj, 2020

Në  qytetin e Durrësit tashmë një pjesë e mirë e aktiviteteve janë  hapur.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se shihet një lëvizje e ulët e qytetarëve në qytetin e Durrësit.

Dyqanet e veshjeve ndodhen në një situatë më problematike pasi duket se nuk ka pasur lëvizje të larta. Ndryshe paraqitet situata e bareve ku ka pasur një aktivitetet më të lartë në krahasim me bizneset e tjera.

Sa i përket turizmit ende nuk ka një zhvillim të situatës, ndërsa pritet që situata të ndryshojë. Edhe pse një pjesë e hoteleve në Durrës thuajse kanë realizuar përgatitjet e tyre, ka edhe nga ata të cilët janë duke rikonstrukturuar ambientet për sezonin turistik./abcnews.al