Si asnjëherë tjetër, Rosela ndan dedikim e zemrës! Historia pas këngës në ‘Abc e pasdites’

schedule18:27 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:27 - 26 Nëntor, 2020

Këngëtarja Rosela Gjylbegu në një intervistë ekskluzive në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçin rrëfeu momente të rëndësishme nga jeta e saj e përditshme, por dhe mjaft personale. Në rubrikën brenda intervitës “1 jetë, 5 këngë” ne u ndalëm në 5 këngët e jetës së saj.

Ndër to ishte edhe kënga “ Lady – Lionel Richie” e cila ishte një dedikim nga një person shumë i rëndësishëm i saj, për të cilin këngëtarja dha shumë pak informacione, por ekskluzive.

Ndërsa e dëgjojnë së bashku këtë këngë, Rosela thotë: “Çfarë mund të jetë tjetër përveçse një dedikim. Por, do doja të vazhdonte të ishte kështu”.

“Kaq do më thuash?”, e pyet Ermali.

Rosela i përgjigjet se: “Kaq do them dhe shumë kam thënë (qesh).  Sërish Ermali e pyet se “kush është ky Lionel Richie shqiptar”. Teksa të dy qeshin me zë të lartë, këngëtarja shton se: “E kupton ai që e dëgjon”.

Ermali vazhdon këmbëngul me pyetje për të zbuluar diçka për shumë për shokun që i ka bërë këtë dedikim të rëndësishëm duke e pyetur:

“E sigurt që është më i miri ky që kemi?”.

Duket se dedikimi është shumë i rëndësishëm, po aq sa të dy mund të jenë për njeri-tjetrin, por këngëtarja me përgjigjen që jep lë të kuptojmë se gjërat mes tyre nuk janë edhe fort mirë.

“Ky është thjesht një dedikim, kaq! Ka qenë një dedikim nga një përson shumë i rëndësishëm për mua, që e bëri në një moment që nuk e prisja fare, pasi kisha shumë kohë që e prisja dhe nuk e  kishte bërë. E bëri, por kjo do të thotë që gjerat janë ok”.

Për këngëtaren një moment shumë i vështorë është të bisedojë për vdekjen, pasi ka prjetuar dhimbjen e humbjes së babait.

“Nuk kalon dhimbja, thjesht jeton dhe mësohesh me mungesën. Nuk ka asnjë ditë pa të cilën unë nuk e mendoj tim atë. Shpesh herë tehm po sikur të ishte babi ça do më thoshte. Vdekjes do ti thoja më rri lag, më rri shumë larg se e kam prjetuar nj dhimbje të madhe khtu që kam nevoj rë jetoj dhe ka kohë për atë”.