Shumë të mërzitur te Chelsea, Lampard: Nuk mund të luajnë të gjithë!

schedule16:58 - 25 Maj, 2020

schedule 16:58 - 25 Maj, 2020

Disa largime të sigurta nga Chelsea parashikohen këtë merkato. Trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard, ka një projekt të qartë në mendjen e tij, duke iu besuar lojtarëve të rinj dhe duke ndërtuar një ekip për të ardhmen.

Emra si Jorginho, Emerson, Willian e Pedro e kanë humbur vendin e tyre në formacion, për shkak se Lampard iu beson talenteve të akademisë dhe disa prej tyre, mund të largohen. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë Lampard.

“E di që një trajner i mërzit futbollistët e tij, të paktën 10-15 futbollistë që fundjavë. Nuk mund t’i zgjedh të gjithë. Duhet ta pranojmë si një pjesë të futbollit”, u shpreh Lampard.

Lojtarët më të mërzitur te Chelsea janë Jorginho, Emerson, Zappacosta, Christensen, Pedro dhe Willian, të cilët janë zëvendësuar me lojtarët e akademisë blu, si Mount, Hudson-Odoi, Abraham, Tomori dhe Reece James./abcnews.al