Ray Clemence është një legjendë e Liverpool. Ish-portieri i njohur anglez i “The Reds”, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.
Clemence vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ia doli dot ta mposhtë. Për 14 vite radhazi (1967-1981) mbrojti portën e Liverpool, ekip me të cilin fitoi plot 18 trofe.
In memory of Ray Clemence, Liverpool legend…
YNWA pic.twitter.com/rbu2PVPHBH
— Liverpool FC (@LFC) November 15, 2020
Mbi të gjitha 5 herë titullin kampion në Angli dhe 3 herë Ligën e Kampionëve. Clemence ishte edhe pjesë e kombëtares angleze, duke luajtur 61 ndeshje.
We’re deeply saddened by the passing of one of the greatest-ever goalkeepers, Ray Clemence.
The thoughts of everyone at Liverpool Football Club are with Ray’s family and many friends.
Rest in peace, Ray Clemence 1948-2020.
— Liverpool FC (@LFC) November 15, 2020
“Jemi shumë të pikëlluar nga largimi nga kjo jetë i një prej portierëve më të mëdhenj, Ray Clemence. Mendimet e Liverpool shkojnë për familjen dhe miqtë e shumtë të Reyt“, lexohet në postimin e kampionëve të Anglisë në Twitter. /abcnews.al


