Rokstari i njohur francez Xhoni Holidei ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Muajt e fundit ai ishte zhvendosur për trajtim në një klinike në Paris, ndërsa dy ditet e fundit gjendja shëndetësore ishte rënduar.
Lajmi për humbjen e tij u shpërnda nga bashkëshortja e tij Leticia, përmes një deklarate ku shprehej: “Johnny Hallyday na ka lënë. Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar ende, por është e vërtetë. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij me guxim dhe dinjitet,” u shpreh bashkeshortja e kengetarit.
Gjate karrieres se tij, qe nisi nga viti 1960, Xhoni Holidei shiti rreth 100 milione disqe dhe interpretoi ne disa filma.
Artisti ishte nderuar me urdhrin “Kalorësi i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez Zhak Shirak në vitin 1997.
Kitaristi i njohur amerikan Leni Kraëitz apo këngëtarja me famë botërore Celine Dion, në rrjetet sociale, kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një kolegu artisti me vlera të mëdha si Xhoni Holidei./abcnews.al


