Shtyrja e Euro 2020, kombëtarja e Anglisë jep një mesazh fantastik

schedule18:54 - 17 Mars, 2020

schedule 18:54 - 17 Mars, 2020

Kombëtarja e Anglisë ka reaguar menjëherë pas shtyrjes së Euro2020, duke dhënë një mesazh fantastik në faqen e saj zyrtare. “Tre Luanët” nuk e fshehën zhgënjimin që kanë pas shtyrjes së Europianit, duke thënë që mezi po prisnin muajt e verës, por më i rëndësishëm është fakti që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm.

Mesazhi i tyre, ishte shumë i bukur dhe mori shumë pëlqime në vetëm pak minuta: “Shpresë. Pritshmëri. Emocionuese. Mezi po prisnin që kombëtarja jonë e “Tre Luanëve” të mblidheshin në verë.

Por tani për tani, është koha të jemi të bashkuar në një mënyrë tjetër. Qëndroni të sigurt, qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. “Wembley” do të ulërijë sërish shumë shpejt”, shkroi faqja zyrtare e Anglisë./abcnews.al