Operacioni i Prokurorisë së Posaccme për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian, nxori në pah lidhjen e trafikantëve me disa biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, mes të cilëve Ilir Shtufin.
Fasada e krijuar ndër vite nga biznesmni Shtufi u rrëzua nga organi i akuzës që provoi se Ilir Shtufi pastronte paratë e një grupi kriminal që ka trafikuar tonelata me kokainë në dhjetra episode.
Dokumenti që abcneës ka lexuar, tregon qartazi lidhjen e ngushtë të Ilir Shtufit me Lucciano Koccekun njërin prej krerëve të grupit kriminal, si dhe të gjithë skemën e pastrimit të parave të pista nga biznesmeni i njohur, lidhje e ngushtë e familjes së Sali Berishës.
Prokuroria e Posaccme krahas provave të mbledhura, e mbështet hetimin edhe tek deklarimi i Erjon Alibej, person i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtëisë në dosjen “Plumbi i Artë”.
Në datë 03.04.2026 Alibej është marrë në pyetje në SPAK në lidhje me këtë ccështje, ku ka sqaruar lidhjet mes Ilir Shtufit dhe Lucciano Koccekut, i njohur ndryshe me emrin Artur Kocceku.
“Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqëri me Artur Koçekun ka pasur rritje të aktivitetit të tij ekonomik, ku më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga persona të ndryshëm si edhe ka pasur probleme me shitje të pasurive nga dy herë, edhe borxhe për mosshlyerje të lëndëve të para të ndërtimit . Në këtë kohë shtetasi Artur Koçeku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajë borxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtësinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy herë dhe emri i Arturit të largojë gjobëvënësit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqërisë së përbashkët por edhe në komunikimet e tij me Arturin. Artur Koçeku sillej si pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi edhe persona tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuara të ndërtuara prej tij.”
SPAK thotë se trafikanti Lucciano Kocceku ka përdorur kompanitë e Ilir Shtufit, “Nova Construction 2012” dhe “LTD CO” shpk për të qarkulluar paratë e paligjshme. Kompania LTD CO shpk, u ccel në vitin 2014 nga Luciano Kocceku, Ilir dhe Kujtim Shtufi dhe Xhevahir Osmani, me qëllim që të mos rrezikohej Kocceku në rast të veprimeve hetimore që mund të sillini sekuestrimin e kompanisë.
Të ardhuat që përftoheshin nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, pastroheshin nga kompanitë e biznesmenit Ilir Shtufi. Prokuroria e Posaccme sqaron ndër të tjera edhe krijimin e subjektit ‘Develalb Construction”, e themeluar nga 4 persona mes të cilëve nga vëllezërit Enea dhe Aldo Kacci, lidhje e ngushtë e Lucciano Koccekut në vitin 2019, ku aksioner ishte Ilir Shtufi. Sipas hetimeve, kjo kompani u vendos në funksion të plotë të Lucciano Koccekut për të pastruar paratë e paligjshme.
Ilir Shtufi ka ndihmuar Koçekun nëpërmjet përfshirjes në një tërësi veprimesh si shitje, tjetërsime fiktive, për qëllime të integrimit të të ardhurave të aktivitetit kriminal të tij në shoqëritë “Nova Construction” dhe “LTD” dhe dhënies së pjesëve takuese këtij të fundit, në raport me investimet që ai kryer; duke u përfshirë në shitblerje kuotash të shoqërive e veprime të tjera maskuese, kjo me qëllim dhe në funksion të personit nën hetim Luçiano Koçeku.
Përfshirja intensive e tij, vërtetohet nga ndërtimi i objekteve të tëra me të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal i Koçekut, për interes të këtij të fundit.
Bisnesmeni i ndërtimeve Ilir Shtufi akuzohet nga prokuroria e Posaccme se ka konsumuar tre vepra penale, pastrim parash, kryer në formën e veccantë atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”. Disa kohë më parë, Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit të vendit që akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani, ka deklaruar se jeton me qira në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills./abcnews.al/



