Shtrohet te Infektivi, preket nga koronavirusi mjeku Roland Xhaxho

schedule12:26 - 4 Prill, 2020

schedule 12:26 - 4 Prill, 2020

Mjeku i Infektivit Roland Xhaxho është prekur nga koronavius. Lajmi u bë me dije fillimisht nga ish deputeti i PD, Tritan Shehu, ndërsa është konfirmuar edhe nga ministria e Shëndetësisë.

Mjeku është shtruar sot te Infektivi, ku do të marrë shërbimin mjekësor për tu përballur me Covid-19. Sipas ministrisë gjendja e tij është e stabilizuar.

“Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm la spitalin mjeku Dhimitër Kraja, i cili po ashtu u infektua nga Covid-19.

/abcnews.al