Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me klubin e futbollit Partizani dhe dy biznese private kanë mbjellë 100 pemë të reja në pjesën jugore të liqenit artificial të Tiranës.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se me këtë ritëm, do të tejkalohet numri 122 mijë pemë i vënë si qëllim për t’u mbjellë deri në datën 22 Prill.
Drejtori sportiv i Futboll Klub “Partizani”, Olsi Rama shprehu kënaqësinë që edhe kjo skuadër u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit, ndërsa vlerësoi transformimin që ka pësuar Parku i Liqenit.
Po ashtu edhe përfaqësuesit e dy bizneseve qe kontribuan në këtë pyllëzim shprehen kënaqësinë për partneritetin me bashkinë e Tiranës në këtë projekt./abcnews.al