Shtetasit ukrainas të pranishëm në SHBA që nga e marta e kaluar do të lejohen të qëndrojnë në vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh. Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi masën të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë “Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm” për ukrainasit.
Siguria Kombëtare zakonisht përcakton kombësitë nën “Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm” për shkak të konflikteve të armatosura të vazhdueshme, fatkeqësive natyrore, epidemive ose “kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme” që i pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre raporton “BBC”.
Shtetasit nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur nga “Statusin i Mbrojtur i Përkohshëm”. / abcnews.al


