Shqyrtimi i amendamenteve të opozitës/Ekspertët qendrime të kundërta

schedule14:59 - 16 Shkurt, 2018

schedule 14:59 - 16 Shkurt, 2018

Në mbledhjen e radhës të këshillit të legjislacionit dhe komisionit parlamentar të ligjeve është prezantuar raporti i hartuar nga ekspertët ligjorë të mazhorancës dhe opozitës mbi amendamentet e 35 deputetëve opozitarë.

Në raportimin e tyre ekspertët janë në domosdoshmërinë apo jot ë ndryshimit të procedurës së përzgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Qetësia dhe dëgjesa ka karakterizuar këshillin e legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve ndryshe nga mbledhjet e mëparshme me përplasje debatesh.

Janë mbledhur për të dëgjuar raportin e hartuar nga ekspertët e  partive politike dhe përgjigjet shteruese të pyetjeve që i kanë drejtuar një javë më parë për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në ligjin për organizimin e Prokurorisë.

Dy ekspertët nuk ishin në një zë për dobinë që do të sjellë amendamenti i propozuar nga opozita për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Sipas ekspertit të mazhorancës afatet e përcaktuara në nenin 109 sipas propozimit të ndryshimit të ligjit janë praktikisht të parealizueshme.

Nisma për ndryshimin e kushtetutës lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm i ka dhënë një rol jo natyral Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të kushtetutës. Një kompetencë e ngjashme për Gjykatën Kushtetuese nuk është identifikuar në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian u shpreh eksperti.

Të kundërtën raporton eksperti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fund u ra dakord që të ritakohen pas një jave pasi të kenë lexuar raportin prej 50 faqesh që iu është dorëzuar mëngjesin e të premtes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!