Kushtet meteorologjike dhe reshjet e shiut kanë ndikuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Në rrugë vijojnë akoma patrullat e policisë, te cilet ndalojne çdo mjet që qarkullon.
Në Durrës jemi në të njëjtat kushte. Në këtë ditë të tretë të vetkarantinimit, në rrugët e qytetit të Durrësit shihen shumë pak këmbësore, dhe makinat numëron shumë më pak.
Policia ka marrë të gjitha masat duke ushtruar kontrolle në farmaci, markete apo furra buke për sa i përket cmimeve abuzive gjatë këtyre ditëve.
Për sa i përket ndalimeve të automjeteve nuk është raportuar për shoqërime apo bllokime ditën e fundit.
Korca është zgjuar e zbrazët sot, qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për të qëndruar në shtëpi. Prej ditëve të para të konfirmimit të të prekurve nga Koronavirusi Korca ka marrë masa dhe ka respektuar vendimin për të qëndruar në shtëpi. Hotelet në Korcë e Pogradec vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Ditën e djeshme u vendos edhe mbyllja e kufirit me shtetin grek. Në spitalin e Korcës nuk është raportuar për të dyshuar apo për të prekur me koronavirus.
Në Fier janë regjistruar tashmë 5 raste me koronavirus. Duket se është një lajm i mirë për qytetin e Fierit.
Siç raporton gazetarja e ABC News Valbona Davidhi nuk është raportuar për raste të reja të koronavirusit në këtë qark.
Nga testimet që janë bërë, pas konfirmimit me koronavirus të gruas që ishte e shtruar në Spitalin e Fierit, nuk janë raportuar për të infektuar të tjerë. Janë dyshuar për 2 raste në Patos që i janë nënshtruar testimit, të cilët kanë patur shenja të ngjashme si të koronavirusit dhe nuk kanë patur lidhje me 60 vjeçarin që kishte mbërritur nga Italia. Ata kanë rezultuar negativë.
Për sa i përket mjekëve të vetëkarantinuar në Spitalin e Fierit, ata i janë nështruar të gjithë analizave për covid-19, rezultatet e të cilave pritet të dalin mbrëmjen e sotme. Në rast se do të rezultojnë negative ata do ti rikthehen punës në spital.
Ndërkohë situata në qytetin e Fierit është e qetë, ata janë sensibilizuar duke qëndruar në shtëpi duke zbrazur rrugët e qytetit. Edhe bizneset i janë përgjigjur thirrjes për mbylljen e aktiviteteve përvec atyre që tregtojnë mallra ushqimore./abcnews.al