Shqipërisë i “leverdis” më shumë Trump apo Biden? Përgjigjet në “Abc” Besnik Mustafaj

schedule12:02 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:02 - 4 Nëntor, 2020

Diplomati Besnk Mustafaj ka bërë, i ftuar në studion e Abc,  një analizë të dy kandidatëve presidencialë në SHBA.  Presidenti Donald Trump nuk ka kohezion, koherence, shprehet Mustafaj, por shton ai, ka një  strategji që përputhet me vizionin e tij.

Kurse, Biden nga ana tjetër, thotë Mustafaj, është klasik dhe nuk do të punonte pa një ekip. “Eshtë i vetmi president që fjalimeve që ia përgatit ekipi, ua jep vetë dorën e fundit.”

Sa i përket votës së shqiptaro-amerikanëve, Besnk Mustafaj thotë se ajo mund të ketë peshë vetëm në Michigan.

I pyetur se cili nga kandidatët, duke u bazuar nga politik-bërja e tyre do të ishte më i përshtatshëm për vendin tonë, Mustafaj thotë se Biden është më i qartë dhe më premtues, por shton ai, “nuk jam pesimist edhe nëse fiton sërish Trump. s.b/abcnews.al/