Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, një ndër vendet me prekshmërinë më të ulet nga koronavirusi në rajon

schedule10:45 - 9 Prill, 2020

schedule 10:45 - 9 Prill, 2020

Mali i Zi, me vetëm dicka më shumë se 620 mijë banorë zë vendin e parë me 0.04 përqind të popullsisë së prekur nga Covid 19.

Në fund të listës është Greqia, e cila edhe pse ka numrin e dytë më të madh të të prekurve në rajon, pas Rumanisë, ka të prekur në përqindje vetëm, 0.01 përqind të popullsisë.

Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë përqindjen më të madhe të personave të prekur me koronavirus në rajon në raport me numrin e popullsisë që kanë.



Mali i Zi, me vetëm dicka më shumë se 620 mijë banorë zë vendin e parë me 0.04 përqind të popullsisë së prekur nga kovid 19.

Vendi i vogël ballkanik ishte i fundit në rajon dhe në Evropë që u prek nga pandemia dhe qyteti i Tuzit me rrethinën e tij, mbetet zona më e prekur dhe është i gjithi në karantinë qëkur u konfirmuan rastet e para.

Dy rastet e para në Mal të Zi vinin nga Spanja dhe kaluan transit nga Shqipëria për të hyrë në Mal të Zi.

Kroacia me dicka më shumë se 4 milion banorë është në vendin e dytë në përqindjen më të lartë të personave të prekur për numër popullsie me 0.03 përqind, por gjithsesi, ka arritur të mbajë nën kontroll numrin e viktimave përmes testimit masiv dhe masave të forta shtrënguese të karantinës. Kroacia ka filluar edhe testimin nga makina që prej një jave dhe po arrin të ruajë një gjendje të qëndrueshme dhe nën kontroll.

Serbia është e treta për nga numri i të prekurve, por në përqindje, në raport me numrin e popullsisë që ka, renditet me 0.03 përqind.

Por Serbia qëndron në vendet e para në rajon përsa i përket numrit të viktimave, që lidhet edhe me masat e marra me vonesë për karantinim dhe ndalim të qarkullimit. Edhe djali i presidentit të Serbisë, Vucic, është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Rumania ka numrin më të lartë të viktimave me 227, por në përqindje të personave të infektuar në raport me popullsinë që ka, është në mesin e tabelës, me 0.02 për qind.

Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina janë të dyja me nga 0.02 përqind, por Maqedonia e Veriut është në gjendje më të rëndë sepse ka numër më të vogël popullsie sesa Bosnjë-Hercegovina, pavarësisht se përqindja është njësoj.

Shqipëria dhe Kosova janë po njësoj në përqindje, me 0.01 përqind, por Kosova është më mirë sepse ka numër më të vogël popullsie sesa Shqipëria për të njëjtën përqindje.

Dhe në fund të listës është Greqia, e cila edhe pse ka numrin e dytë më të madh të të prekurve në rajon, pas Rumanisë, ka të prekur në përqindje vetëm, 0.01 përqind të popullsisë.

Arsyet për këtë renditje janë të shumta, por në masë të madhe lidhen me kohën kur janë marrë masat e izolimit dhe numri i testimeve të bëra.

Greqia ka marrë masa izolimi para se të shfaqeshin rastet e para të konfirmuara në vend ndërsa Kroacia ka ndjekur politikën e testimit masiv për të izoluar edhe personat asimptomatikë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!