“Shqipëria në rrezik”, PD publikon spotin zyrtar të protestës së 7 Korrikut: Mos thuaj ç’më duhet mua

schedule12:30 - 3 Korrik, 2022

schedule 12:30 - 3 Korrik, 2022

Partia Demokratike ka publikuar  spotin e protestës së 7 korrikut.

Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombetare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur./abcnews.al/