Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, në cep të “kupolës”/ IGJEUM: Vendi ynë, në periferi të valës së nxehtë afrikane. Ja ditët më të nxehta

schedule15:50 - 26 Maj, 2026

schedule 15:50 - 26 Maj, 2026

Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën.   Meteorologët parashikojnë  temperatura të ajrit   mbi normalen e muajit maj. Më të larta pritet të jenë  të mërkurën dhe të enjten.

“Preket dhe vendi ynë duke qenë se qendrën e ka dhe në Europë, por jemi më në periferi të kësaj mase të nxehtë me origjinë afrikane  që dominon gjatë kësaj jave mbi kontinentin e Europës. Qendra ndodhet mbi  Mbretërinë e Bashkuar, Spanja, Franca janë tre shtetet më të goditura ku dhe vala është më intensive ku  temperaturat shkojnë deri në 40 gradë ndërkohë që për vendin tonë  temperaturat përgjatë këtyre ditëve maksimalet të shkojnë deri në 33 gradë celcius. Vlen të theksohet se ne i referohemi vlerave të temperaturave të ajrit që maten sipas standardeve të organizatës botërore të meteorologjisë  pavarëisht se maten 33 mund të ndjehen më të larta , tha ajo.

Në mesjavë meteorologët thonë se do të përjetojmë netë tropikale ndërsa mëngjeset do të ngjasojnë me ato të korrikut.   Vlera më të larta termometri parashikohet të  shënojë në  Ultësirën Perëndimore.



“Përveç rritjes maksimaleve shfaq dhe rritje te temperaturave minimale të natës,  ku përgjatë mëngjesit neser  temp ne bregdet 17,  në zona të ulta 18 gradë I  aforhen netëve tropikale, temperatura që jemi  mësuar ti përjetojmë në korrik dhe fillim gushti. Ultesira perëndimore që regjistron temperatura me të larta, Shkodra, Fieri  Elbasani, Tirana. Nuk mund ti quajmë temperature normale për majin, janë shumë më të larta se normalet shumëvjeçare të muajit”, shtoi ajo. 

Kjo situatë pritet deri  më 28 maj kur  meteorologët  parashikojnë  rikthim të reshjeve lokale në formë stuhishë  në zona  kodrinore dhe malore, pasojë e përplasjes së masave ajrore të nxehta me ato mesdhetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!