Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, lider në Ballkan për transparencën buxhetore”, Rama: Synim, arritja e nivelit mbi mesatar të vendeve të BE

schedule10:02 - 14 Qershor, 2026

schedule 10:02 - 14 Qershor, 2026

Kryeministri Rama vlerësoi renditjen e Shqipërisë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, duke e cilësuar atë si një tregues të rëndësishëm të përmirësimit të qeverisjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Duke folur në podcastin “Flasim”, Rama iu referua rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025, e cila e rendit Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për transparencën buxhetore.

Rama theksoi se Shqipëria ka shënuar një përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga 38 pikë në vitin 2015 në 64 pikë në vitin 2025.



Kryeministri nënvizoi se rezultati nuk është i rastësishëm, por pasojë e reformave të ndërmarra gjatë dhjetë viteve të fundit, përfshirë digjitalizimin, përmirësimin e standardeve të raportimit dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies.

Megjithatë, ai theksoi se ka ende hapësirë për përmirësim, duke shtuar se objektivi i ardhshëm nuk duhet të jetë vetëm ruajtja e vendit të parë në rajon, por arritja e niveleve mbi mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“ Dhe pika e fundit për sot, shënimi i fundit, është një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor. Për çfarë? Për transparencën buxhetore. Një vlerësim ndërkombëtar domethënës: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga partneriteti ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore.

Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet publike. Nga 38 pikë në vitin 2015, Shqipëria është 64 pikë në vitin 2025, pra thuajse dyfishin. Shqipëria ka shënuar progresin më të madh historik në këtë tregues, krahasuar me vendet e tjera. Ka më shumë rëndësi fakti, madje, se nuk bëhet fjalë për një përmirësim të rastësishëm, por për një rezultat të një dekade reformash, digjitalizimi, rritje standardesh të raportimit dhe forcimit të mekanizmave llogaridhënës.

Dhe, në një kohë kur vendi po afrohet në Bashkimin Europian dhe po tërheq investime gjithnjë më të mëdha ndërkombëtare, transparenca nuk është vetëm një standard demokratik, ai është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimin. Natyrisht, kemi nevojë të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe kemi nevojë të rritemi më shumë. Dhe këtë e bëjmë duke vazhduar punën dhe duke synuar, jo më vendin e parë në rajon, por nivelin mbi mesatar të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!