Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “hapet” sot: Rregullat e reja për lëvizjen e qytetarëve, makinave dhe funksionimin e bizneseve

schedule10:37 - 20 Prill, 2020

schedule 10:37 - 20 Prill, 2020

Dita e sotme konsiderohet si një moment kthese në përballjen e vendit me koronavirusin.

Qeveria ka vendosur të lejojë funksionimin e një numri të madh biznesesh duke filluar nga dita e sotme, ndërkohë që janë imponuar masa të rrepta sigurie.

Rihapja e bizneseve pritet t’i japë një frymëmarrje ekonomisë pas pese javëve mbyllje, e cila parashikohet të pasqyrohet me një dëm të madh ekonomik.



Sipas rregullave të vendosura, çdo biznese i listuar si i lejuar që të hapet duhet të marrë edhe një leje të e-albania për të vijuar punën. (Lexo LISTËN e bizneseve që hapen)

Këtë javë ndryshon edhe regjimi i karantinës për fundjavat, ku sipas kryeministrit Rama nuk do të ketë më mbyllje totale gjatë të shtunës dhe të dielës.

Gjatë javevë të mbylljes janë vendosur një numër i madh gjobash për qytetarët dhe drejtuesit e makinave, por kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se ato do të falen.

Sipas tij, është falur çdo gjobë e vendosur deri të premten për 7 107 këmbësorë dhe 1 941 drejtues automjetesh.

Në rast se qytetarët e kanë paguar gjobën, ajo do t’i kthehet deri në fund të muajit maj.

Për të gjitha bizneset që do të hapen, Ministria e Shëndetësisë ka imponuar një protokoll të rreptë sigurie duke filluar nga distanca mes punonjësve tek sigurimi i pastërtisë në ambientet e punës.

Masat anti-COVID duke filluar nga sot

-Lejohet lëvizja me leje e këmbësoreve nga ora 05:00-17:30.

-Në këtë orar lejohen edhe bizneset që janë pjesë e listës së e-albania të qëndrojnë hapur, por duke zbatuar protokollin e sigurisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

-Duke filluar nga dita e sotme, për lejet do të bëhen aplikimet tek e-albania dhe jo në Policinë e Shtetit.

-Lëvizja me makinë lejohet në dy fashat e orarit, që përkojnë me shkuarjen dhe kthimin nga puna (05:00-8:00 dhe 16:00-17:30)

-Lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore me leje të marrë nga e-albania.

-Kush do të lëvizë për në punë duhet të marrë një autorizim javor dhe në makinë nuk duhet të qendrojnë më mshumë se dy persona. Pasagjeri duhet të qendrojë ulur në sediljen e pasme, diagonal me shoferin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!