Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pasi Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se kjo është nja ngjarje historike.
Ndërsa uron Shqipërinë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, diplomatja amerikane shprehet se SHBA-të presin që të punojnë më ngushtë me vendin tonë në rajon dhe rreth e qark botës.
REAGIMI
History has been made: Congratulations to 🇦🇱 on being elected for the first time ever to the UN Security Council. 🇺🇸 looks forward to working with 🇦🇱 even more closely in the region and around the world. Urime!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 11, 2021
Më herët për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit reagoi edhe ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare e cilëson po ashtu e cilësoi si historike ditën e sotme.
“Shqipëria sapo u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB! Tepër e lumtur dhe krenare për këtë zgjedhje historike! Falënderime të ngrohta për të gjitha vendet që na dhanë mbështetjen e tyre dhe na besuan këtë përgjegjësi të madhe! Mirënjohës. Urime të ngrohta gjithashtu për Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin që sapo u zgjodh në Këshillin e Sigurimit! Ne shpresojmë të punojmë së bashku dhe të bashkëpunojmë ngushtë! Më të fortë së bashku.”
Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.
Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. s.b/abcnews.al/