Shpifjet e PD/ Minxhozi: Bardhi ka thënë shumë të pavërteta. Nazarko: Keqardhje që një politikan i ri zgjedh të bëhet kopje e Berishës

schedule21:00 - 13 Janar, 2025

schedule 21:00 - 13 Janar, 2025

SPAK përfundoi hetimet për dosjen “Xibraka”, të rinisura disa muaj më parë pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazmenet Bardhi, i cili pretendonte përfshirjen e Olsi Ramës në veprimtari të paligjshme.

Duke komentuar reagimet dhe kundër reagimet që vijuan më pas, analisti Skënder Minzxhozi u shpreh se Bardhi ka treguar shpesh që thotë gjëra të pavërteta që më pas i ka justifikuar si deklarata politike.

“Bardhi është politikan që ka shumë pak lidhje me kontrollin dhe me atë që thotë. Shpesh thotë gjëra të pavërteta që më pas i justifikon si deklarata politike. Këto padi kanë një të mirë publike nga pas se tentojnë t’i çojnë mesazh të qartë sallës së mejdanit mediatik dhe verbal më të çmendur që ka pas Shqipëria në këto 30 vite, kuvendi. Sallë ku fillojnë gjërat më të ndyra me përgjegjësinë më të pakët se nuk dihet nga se ku deputeti ka marrë të drejtë hyjnore. Fakti që deklarata të asaj salle, dhe ka mijëra, janë nga më fantastiko shkencorët, këta politikanë që kanë këtë qasje e të fortit në publik dhe të të dobëtit me avokat me vete në gjykatë, duhet të bëjnë një pakt, se Gazi është mësuar të thotë se po të jetë Berisha nuk do të jem më në politikë. Bardhi ka probleme të mëdha me Youtube se i mban mend disa gjëra”, u shpreh Minxhozi.

Ndërkohë, analisti Mentor Nazarko shtoi se është për të ardhur keq që një politikan i ri ka zgjedhut të bëhet një kopje e Berishës.

“Rama u ndje i fortësuar nga fakti që SPAK mori atë vendim që mori pas hetimeve me çështje të mbyllur tashmë dhe e bëri për arsye taktike. Dmth është një lexim jo thjesht taktik, sipas të cilit Rama, ka shumë interes që ka përballë Berishën dhe ajo përkujtesë që bëri është për të treguar se ja kush është përballë meje, një njeri që e ka mbështetur veprimtarinë e tij politike mbi shpifjen. Ishte përpjekje taktike për ta tërhequr debatin publik te përplasja e tij me erishën, në të cilën ai rezulton fitues. Zgjodhi një politikan si Bardhi që në fillesat e veta dha shenja pozitive, ishte ministër i drejtësisë në qeverinë teknike të Bashës, tregoi kurajo në sulmet ndaj Berishës por që jemi duke asistuar në një trasnformim të çuditshëm të tij, preferon të lëshojë akuza që nuk i vërteton dot në seli gjyqësore. Pikëpyetja është transformim i detyruar është transformim i detyruar që vjen për shkak të nevojës që t’i tregojë Saliut se ai është lojal apo është pjesë e karakterit të tij. Mund të jenë edhe të dyja. Sulmi ndaj SPAK, provë e fundit që dihet të jepte për t’u përfshirë. Është vija ndarëse ka politikanë të rinj që për hir të së vërtetës nuk po e kalojnë. Është për keqardhje që për një politikan i ri, që mund të kishte zgjedhur një qasje më dinjitoze ndaj institucioneve dhe SHBA, një mënyrë tjetër e të bërit politikë dhe të bëhet një kopje e Berishës pasi që ka historikun e tij të afërt. Kjo është pjesa më e trishtë e transformimit të tij aktual politik.“, shtoi Nazarko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!