Forcat e Armatosura kanë shpëtuar pasditen e djeshme pesë persona, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Tomorrit.
Bëhet fjalë për pesë ekskursionistë nga Tirana, që kanë qenë duke udhëtuar me makinë, e cila kishte pësuar defekt, në një zonë shumë larg qendrave të banuara.
Pasi morën sinjalin për ndihmë, një helikopter i Forcave të Armatosura është nisur drejt vendit ku ata ndodheshin të bllokuar dhe kanë realizuar transportimin e tyre shëndoshë e mirë në Tiranë. /abcnews.al