Kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Korçë.
Kreu i qeverise udhëton drejt Korçës, në kuadër të shoqërimit të një grupi investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, të cilëve po u prezantohen hapësirat e “Polit të Dijes” në Korçë dhe kompleksi i ri universitar në Vlorë, si dy destinacione me potencial për universitete të njohura ndërkombëtare.



