Shpërthimi në plazhin e Odesës, dy ukrainas humbën jetën teksa po notonin

schedule13:39 - 15 Gusht, 2022

schedule 13:39 - 15 Gusht, 2022

Mediet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e dy personave në plazhin e Odesës, pas shpërthimit të një mine në det.

Kamerat kanë regjistruar momentin tragjik kur dy ukrainas u hodhën në erë nga mina, teksa po notonin në det.

Ndërkohë raportohet se dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda nga shpërthimi i minës.

Mediet ukrainase theksojnë se autoritetet vendase u kishin bërë thirrje banorëve të zonës të mos shkonin për not në plazhet e Odesës, një qytete port i cili ka pësuar shkatërrime të konsiderueshme nga sulmet ruse.

Ndalimi I noti në Odesa u bë pas shpërthimit të një mine tokësore afër plazhit të Odesës në qershor, nga ku humbi jetën para familjes së tij një baba 50-vjerçar.

Organizata e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” ka vlerësuar se mijëra mina tokësore ruse janë vendosur në Ukrainë që nga pushtimi rus në fund të shkurtit.

Ukraina bën pjesë në Traktatin e Ndalimit të Minave të vitit 1997, ndërkohë Rusia nuk e ka firmosur marrëveshjen,.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi një paketë financimi prej 89 milionë dollarësh për të pastruar Ukrainën nga minat./Abcnews.al/