Shpërthimi në Beirut, dëshmitarët: Njerëz të gjakosur, ballkonet u shkëputën nga ndërtesat

schedule18:50 - 4 Gusht, 2020

schedule 18:50 - 4 Gusht, 2020

Dy shpërthime masive kanë tronditur kryeqytetin e Libanit duke lënë pas shtëllunga tymi e shkatërrim total.

Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi për një numër shumë të madh të lënduarish. Ndërsa, xhamat u thyen nga ndërtesat e ballkonet u shkëputen nga impakti, është shprehur një dëshmitar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA raporton se shpërthimi ndodhi në zonën portale në dy magazina që mbanin lëndë plasëse.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe se çfarë lloj eksplozivash ndodheshin në magazinë.

Lexo edhe: Dy shpërthime masive në Beirut, raportohet për të plagosur

“Pashë flakët dhe tymin që dilnin mbi Beirut. Njerëzit po ulërisnin, vraponin dhe ishin të gjakosur. Ballkonet u shkëputën nga shtëpitë. Xhamat në ndërtesat e larta u thyen dhe u rrëzuan në rrugë,” u shpreh dëshmitari për Reuters.

Sipas raportimit të një televizioni në vend, me qindra persona janë lënduar. /abcnews.al/