Shpërthimi i fuqishëm, Parlamenti libanez ratifikon gjendjen e jashtëzakonshme në Beirut

schedule23:04 - 13 Gusht, 2020

schedule 23:04 - 13 Gusht, 2020

Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port, që shkaktoi qindra të vdekur dhe të plagosur.

E kryesuar nga kreu i Parlamentit, Nabih Berri, në detyrë që nga viti 1992, seanca parlamentare miratoi zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur për dy javë nga qeveria, pas tragjedisë.

Ratifikimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep të drejtën autoriteteve të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas votimit të deputetëve, mbeti e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi sot apo nëse konsiderohet në fuqi që nga 5 gushti.

Shpërthimi i fuqishëm në Beirut nxiti zemërimin e popullsisë duke sjellë protesta të dhunshme, ndërsa kabineri qeveritar në Liban dha dorëheqjen.