Shpërthim infeksionesh, Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakoshme me 6 muaj

schedule17:12 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:12 - 29 Tetor, 2020

Deputetët në Spanjë kanë miratuar kërkesën e qeverisë për të zgjatur për gjashtë muaj gjendjen emergjente shëndetësore, në mënyrë për të frenuar përhapjen  e Covid-19 .

Ky regjim special, i shpallur të dielën për një periudhë 15 ditore nga qeveria e majtë e Pedro Sanchez, do të jetë e vlefshme deri më 9 maj.

Më herët sot, rajoni i Katalonjës në Spanjë ka njoftuar mbylljen e kufijve me qëllim përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit në vend.

Kështu, ndalohet hyrja apo dalja në rajon për një periudhë prej 15 ditësh ndërsa kjo është masa radhës që merret nga rajonet spanjolle me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19. g.v/abcnews.al