SARANDË– Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Skënderbeu”.
Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes./abcnews.al


