Shpërthen depoja ruse e naftës, dyshohet për akt sabotimi

schedule12:15 - 30 Nëntor, 2022

schedule 12:15 - 30 Nëntor, 2022

Një depo nafte ka shpërthyer në flakë në Rusi në orët e para të mëngjesit, në një incident që dyshohet të jetë organizuar nga Ukraina përmes një droni.

Mijëra tonë naftë u dogjën duke shkaktuar një re të madhe tymi në Bryansk, qytet i cili ndodhet në kufirin verior të Ukrainës dhe që dyshohet se përdorej për të furnizuar makinerinë e luftës.

Sipas informacioneve, një dron hodhi eksploziv mbi depozitat e naftës, shpërthimi i të cilave fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar.

Deri në këto momente, Ukraina nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit, ndonëse dyshohet se fshihet pas dhjetëra aktesh sabotazhi brenda territorit rus, që prej nisjes së të ashtuquajturit “operacion special” në shkurt.

/abcnews.al