Shpërthen bombola e gazit, plagosen pronarët e shtëpisë

schedule08:28 - 17 Korrik, 2019

schedule 08:28 - 17 Korrik, 2019

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke shkatërruar totalisht banesën e familjes Selimi në Selenicë të Vlorës. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Kjo është ajo çfarë ka mbetur pas shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e familjes Selimi që ndodhet në Selenicë të Vlorës.

Gjatë natës nga bombola ka rrjedhur gaz dhe në mëngjes kur zonja e shtëpisë ka ndezur dritën e gjithë banesa është përfshirë nga flakët.

I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj Rexhep Selimi megjithëse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mimoza ka marrë plagë të rënda dhe pasi iu dha ndihma e parë në spitalin e Vlorës është dërguar në Tiranë.

Djali i çiftit të plagosur është në ankth për prindërit e tij. Bashkëshortët Selimi kanë edhe një fëmijë tjetër i cili nuk jeton në Selenicë.

Fqinjët  sapo kanë dëgjuar shpërthimin njoftuan policinë.

Nënkryetari i bashkisë Selenicë Neim Veshaj thotë se situata po shihet me vëmendje nga pushteti vendor.

Shkak për shpërthimin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola./ABC News Albania 24/7