VIDEO/Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër

schedule11:37 - 5 Maj, 2021

schedule 11:37 - 5 Maj, 2021

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Gurec” të Shkodrës.

Mësohet se për shkak të shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë në banesë ndodhej vetëm një person, por fatmirësisht nuk është lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

/abcnews.al/