Mbi 30 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë hekurudhor të ndodhur të mërkurën në mëngjes pranë stacionit Urda, në provincën e Toledos, Spanjë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet më tej, ndërsa vijojnë operacionet e emergjencës.
Sipas informacioneve një tren AVE i shpejtësisë së lartë është përplasur me një tren të kompanisë Iryo, i cili ndodhej i ndaluar në shina. Si pasojë e përplasjes, dy vagona të trenit Iryo kanë dalë nga shinat dhe kanë rënë poshtë një argjinature.
🔴ÚLTIMA HORA | Accidente ferroviario en la línea de alta velocidad entre Los Yébenes y Urda.
Al parecer en el accidente estarían implicados un tren AVE de Renfe y uno de Iryo.
Lo contamos en https://t.co/2A3tQBLvV0 https://t.co/3ygGNbwKoK
— Capital Radio (@capitalradiob) October 28, 2026
Ndërkohë, kompania hekurudhore Renfe ka njoftuar pezullimin e shërbimit të trenave në linjën Madrid–Ciudad Real–Andaluzia, për shkak të aksidentit.
Qeveria spanjolle ka anuluar gjithashtu axhendën zyrtare për ditën e sotme, ndërsa autoritetet po vijojnë përpjekjet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe për të vlerësuar përmasat e tragjedisë.


