“Shpejtësi me furi” në autostradën Tiranë-Durrës

schedule09:19 - 23 Korrik, 2018

schedule 09:19 - 23 Korrik, 2018

39 drejtuesve automjetesh iu është hequr leja e drejtimit 48 orët e fundit. Policia Rrugore e Tiranës thotë se përshkonin autostradën nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 223 km/h.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret”.

Moto e Policisë Rrugore ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e mjeteve, një pjesë e të cilëve i kanë kaluar limitet, ndërsa përshkonin rrugën nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.

Shpejtësi që varjonin nga 140 km/ h deri në 223 km/ h kanë konstatuar uniformat blu 48 orët e fundit.

Kryesisht nga drejtues makinash prodhimi i viteve të fundit e që sipas policisë nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit rrugor.

39 leje drejtimi janë pezulluar, por qëllimi nuk është masa administrative thotë Polica e Tiranës, por parandalimi i aksidenteve rrugore.

Rrugorët paralajmërojnë shtim të kontrolleve me qëllim rritjen e paramentareve të sigurisë në disa pika edhe me radarë, ndërkohë që apelojnë për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!